Vëllezërit shqiptarë në Austri shpërndajnë ushqime falas për punonjësit që po u shërbejnë qytetarëve

173

Vëllezërit Elezaj në Austri, pronarë të një restoranti, janë angazhuar në një aksion solidar për t’u shpërndarë ushqime falas punonjësve që po u shërbejnë qytetarëve, në kushtet e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Lajmi i shpërndarë është publikuar nga gazeta austriake “BVZ”, e cila shkruan për solidaritetin e diasporës shqiptare në këtë vend.

Vëllezërit Elezaj, pronarë të një restoranti në Neutal të Austrisë, janë angazhuar në një aksion solidar për t’u shpërndarë ushqime falas punonjësve që po u shërbejnë qytetarëve, në kushtet e situatës së krijuar nga virusi”, shkruan gazeta BVZ.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë, restoranti Da Buki në Neutal të Austrisë shpërndau rreth 200 pako me ushqime falas, punonjësve që po u shërbejnë qytetarëve në këtë situatë të krijuar nga koroanvirusi.

Biznesi familjar i drejtuar nga Avdi, Besi dhe Burim Elezaj në këtë situatë të jashtëzakonshme befasoi njerëzit me rreth 200 ushqime falas.

Dorëzimet u bënë në disa degë të supermarketeve në Neutal të Austrisë.