‘Vendi juaj është margaritar i fshehur’, blogerja angleze tregon 12 arsyet se pse zgjodhi të jetojë në Shqipëri

209

Nga Alice Elizabeth Taylor*

Pasi kam kaluar 10 muajt e fundit ne Shqiperi (si fluturoka koha!), e kam udhetuar permes asaj te Mesme, tep Jugut, dhe te Veriut, ndihem aq e sigurt, e me thellesi njohurish aq te mjaftueshme sa te arrij t’ju shpjegoj se perse ndiej se ky vend eshte nje margaritar i fshehur.

Megjithese ndodhet ne Evrope, shume udhetare e shmangin Shqiperine dhe kjo ndodh per shkak te disa arsyeve. Se pari, ka shume keqinformim rreth faktit se si eshte ne te vertete Shqiperia.

Disa besojne se eshte nje vend i rrezikshem; te tjere besojne se nje grua eshte e detyruar te jete e mbuluar ketu (kjo ishte nje pyetje e vertete qe me eshte bere), dhe pjesa tjeter as nuk e kane idene se si eshte ne te vertete ky vend. Se dyti, shume njerez nuk jane mesuar ta shohin Shqiperine si nje vend ku mund te kalohen pushimet.

Ka nje mungese njohjeje nderkombetare te vlerave te saj dhe shume bloger dhe faqe interneti udhetimesh e prekin fare kalimthi.

Nderkohe qe nuk jam e desheruar qe ti shoh bukurite e Shqiperise te shkaterruar nga hordhi turistesh te dehur, ose paketa pushimesh filistine, do te doja qe vendi te gezonte nje emer me te mire nderkombetar. Ja disa nga arsyet perse:

1. E kam shkruar kete edhe me pare ne nje blog tjeter, por ketu eshte e mundur te vizitosh detin, liqenin, lumin, malet, fshatin dhe qytetin, te gjitha ne nje ore te vetme. Sigurisht qe do te ishte me e arsyeshme qe te shpenzonit kohen e nevojshme per te shijuar vertet natyren e pabesueshme, por ne qofte se do te desheronit, ju mund te vizitoni gjithcka vetetimthi.

2. Shqiperia eshte vendi i disa prej plazheve dhe bregdeteve vertet te mahnitshme. Cfaredo qe te desheroni, plazhe shkembore e me guricka ose me rere te bute e te bardhe, Shqiperia ua ofron. Ka festa ne plazh, resorte ekskluzive e lluksoze, gjinj te vecuar e te fshehte, dhe gjithcka tjeter cka ofron nje vend pushimesh. Plazhe familjare, plazhe te orientuar drejt sporteve dhe aventures, e plazhe ku ti mund te rehatohesh me nje koktej dhe te nanurisesh nga oshetima e valeve. Plazhet e ketij vendi kane nga dicka per kedo.

3. Kuzhina shqiptare eshte per te lene koken pas saj. Nderkohe qe per ata qe kane nevoje te mbajne nje diete ushqimesh pa gluten ose laktoze gatimet shqiptare nuk jane te keshillueshme, per te tjeret ofrojne nje shumellojshmeri te pabesueshme. Kuzhina shqiptare eshte e thjeshte, dhe nuk mbeshtetet ne perdorimin e barishteve dhe erezave aromeforta, por ne shijen e aromat natyrale te ushqimeve te fresketa qe ruajne shijen unike te gatimeve. Peshk i fresket, mish i bute, djathe kaq i shijshem, dhe perime te fresketa pa mbarim, gjithcka e vendit eshte e mrekullueshme.

4. Per ata qe pelqejne nje gote vere, ne Shqiperi kane qelluar me fat. Me nje klime te persosur per te rritur vreshta dhe me disa varietete te vendit, vera shqiptare sa vjen e behet me cilesore. Une vete, sado qe kam kerkuar, nje vere te kuqe shqiptare qe nuk eshte per ta pire ne kupe (te me falni lojen e fjaleve), nuk e kam gjetur, dhe nderkohe disa verera te bardha te mrekullueshme kane filluar te dalin kohet e fundit. Per me teper, shume nga kantinat jane te hapura per vizitoret, keshtu qe keni mundesine te takoni njerezit qe fshihen pas shishes suaj te veres, dhe te shikoni me syte tuaj se sa dashuri dhe perkushtim kerkohet per te krijuar veren e persosur. Per mendimin tim vera shqiptare ka dicka te vecante per t’u ofruar veredashesve ne shkalle boterore.

5. Shqiperia eshte nje vend i mrekullueshem shumengjyresh. Qe nga arti i rruges dhe blloqet e apartamenteve lyer me ngjyra te ndezura te qytetit, deri tek shtepite ngjyrepastel te fshatit, ngjyrat ketu mbizoterojne kudo. Trendafilat e mrekullueshem, lulediellit dhe lulekuqet pergjate peisazhit fshataresk dhe deri ambientet e brendshme tipike shqiptare, shquhen per pervijime te guximshme gjeometrike dhe bojatisje ngjyreshkelqyera.

6. Ndersa persa i perket modes nuk mund ta vendosesh Tiranen ne te njejtin grup me Parisin, Milanon, ose Londren, perseri do te habiteshit nga stilet kaq interesante qe po shperthejne ketu. Qe ne castin e pare te mberritjes sime vura re nje stil te vecante shqiptar. Ngjyrat, prerjet, dhe aksesoret jane vertet te pashoqe, dhe une e adhuroj perzgjedhjen e stileve qe ofrohen. Ka plot vendas qe bejne stoli dhe aksesore te mrekullueshem, dhe ka gjithashtu disa atelie vertet te jashtezakonshme, perfshire ketu edhe nga ato qe te ofrojne dizenjo te personalizuara nisur nga zero. Shqiptaret kane nje dashuri te madhe per ngjyrat dhe stilin gje qe ka ndikuar deri garderoben time ne nje kohe kaq te shkurter prej vetem 10 muajsh.

7.Shqiptaret jane jashtezakonisht miqesore dhe mikprites dhe behen cope per te te bere te ndihesh si ne shtepi. Ketu jam ndier e blatuar me nje lume dashamiresie e mikepritje pothuajse nga cdo shqiptar qe kam takuar. Per nje turist i cili visiton nje vend per te cilin nuk di shume, kjo eshte dicka vertet ngushelluese. Vendasit jane te zgjuar, zemergjere, kurreshtare, te drejtperdrejte, te zjarrte, e te hapur ne cdo ane te tyren, cilesi te cilat une i admiroj thellesisht tek cdo njeri. Per me teper Shqiperia eshte e sigurt, tolerante, dhe e qete, e persosur per vizitore nga cdo vend, kulture, ose formim shoqeror.

8. Koha eshte vertet e mrekullueshme. Une vij nga Anglia dhe jam mesuar me nje kohe pak a shume me shi te vazhdueshem, ndaj  vendosa te shperngulem ne dy vende ku rrallehere bie shi. Shqiperia eshte nje perzierje e mire e te dyjave, ku ne te njejten dite mund te perjetosh shi te rrembyer, mot per plazh, dhe shtrengata me vetetima, gje qe te mban ne tension. Dimrat jane te shkurter dhe te bute, pranvera e kendshme, vera e gjate dhe e nxehte, e vjeshta plot ngjyra te arta e qiej blu. Per mua klima e ketij vendi eshte e persosur.

9. Per sa i perket kultures, ka kaq shume per te nxene. Galerite jane te shumta dhe ka vazhdimisht ekspozime, takime, e koncerte qe mund te ndjekesh (shpesh falas), te cilat te japin nje ide te mire te bashkesise se krijuesve shqiptare. Ka nje larmi muzikantesh te mrekullueshem, kengetaresh, artistesh, aktoresh, artistesh tatuazhesh, stilistesh, shkrimtaresh, dhe te tjere gjenij krijues. Perpiquni te eksploroni sa me shume prej tyre te keni mundesi.

10. Historia e Shqiperise nuk eshte per njerez me zemer te bute, por eshte aq terheqese sa edhe tronditese. Qe prej rrenjeve te tyre Ilire, tek mbijetesa ndaj pushtimit Otoman dhe komunizmit, shqiptaret kane treguar kaq shume kuraje e qendrese perballe kaq shume fatkeqesive. Gjeni kohe te lexoni per te kaluaren e koklavitur shqiptare dhe te eksploroni vendet historike, pasi nuk do te mbeteni te zhgenjyer.

11. Shqiperia eshte plotesisht e vecante, dhe jam e bindur se askund e ne asnjekohe nuk mund te gjesh nje vend si ky. Qe nga kultura tek ushqimi, tek gjuha, dhe tek menyra e jeteses, eshte nje nga vendet e pakta qe ka ruajtur origjinalitetin e tij. Ti nuk mund te ecesh permes Shkodres edhe Dhermiut dhe te mendosh se je ne vend tjeter pervecse ne Shqiperi, dhe kjo eshte dicka qe une vertet e adhuroj.

12. Sigurish qe ky vend ka problemet e tij (e kush nuk ka?), por eshte nje numer njerezish ne rritje qe me zjarr kerkojne me shume. Mos harroni qe ky eshte nje vend i ri per sa i perket demokracise, dhe ndersa gjerat mund te mos jene ashtu sic duhet te jene nga nje ane, nga ana tjeter kjo nuk e zhvlereson faktin qe ka nje numer njerezish ne rritje qe perpiqen ti bejne gjerat ashtu sic duhet. Gjate ketyre 10 muajve, kam pasur kenaqesine te takoj shume njerez, qe nga shitese deri tek kamariere, nga gazetare tek sipermarres, dhe deri njerez neper kafene e bare, qe jane dhe duhet te jene nderi i vendit te tyre.

E tani, nderkohe qe veres po i vjen fundi, keto jane 10 arsyet se perse ju duhet ta vini Shqiperine ne listen tuaj te vendeve per tu vizituar.(The Balkanista)

*Alice Ophelia Taylor është blogere e njohur angleze. Ajo tashmë i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton. Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri ajo ironizon dashamirësisht disa fenomene tipike shqiptare.