Vijon rikonstruksioni i sheshit qendror të Shirokës

183

Në sheshin qendror të Shirokës, po punohet për rikuadrimin e sheshit dhe paralelisht ka filluar restaurimi i çative dhe fasadave të godinave të brezit të parë.

Sipërfaqja që do të trajtohet është rreth 20 mijë m². Ndërhyrja parashikon restaurimin e 2,000 m² fasada, ndërtimin e 1,500 m² çati të reja, ndërtimin e 1,700 m² parking publik, shtrimin e sheshit me pllaka guri mozaik, ndriçimin publik, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimet, punime gjelbërimi dhe mobilimi urban.