Vitin tjetër monitorim javor të punimeve publike në mënyrë që të respektohen afatet

215

14906967_1144030045645590_152770525922988441_nPerformanca e realizimit të investimeve publike ka lënë për të dëshiruar në dy vitet e fundit, por Ministria e Financave ka programuar të shtrëngojë monitorimin e investimeve vitin e ardhshëm.

Do të ngrihet një sistem monitorimi mujor, i cili do të verifikojë problematikën dhe do të propozojë masat për zgjidhje brenda një kohe më të shkurtër, por gjithashtu do të ketë monitorim të veçantë javor të portofolit të investimeve publike për projektet prioritare me impakt të gjerë.

Monitorim javor do të kenë veçanërisht projektet me impakt të ndjeshëm buxhetor, të cilat do të monitorohen sipas ecurisë së tyre në bazë javore, për të siguruar realizimin e tyre në terma financiarë dhe rrjedhimisht në plotësimin e objektivave të vendosura nga institucionet e linjës.

Burimi: Revista Monitor