Vlorë: Shpëtohet pushuesi kosovar nga vrojtuesi i plazhit

211

Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.

Personi ëshë vënë re nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.

“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora baywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundëte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata baywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorrëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi I plazhit.

Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën.

Vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajëve.

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 40 vjeçarit!

Posted by Lexo.al – Faqja Zyrtare on Wednesday, July 18, 2018

Burimi: Lexo.al