YouTube Go për vendet ku interneti është dobët

295

Aplikacioni i ri i YouTube për lidhjen e dobët të internetit si në Indi tashmë është aktiv. Versioni Beta i aplikacionit YouTube Go doli për herë të parë vitin e kaluar dhe tashmë është live në Google Play.

Google ka në plan të nxjerrë një version të qëndrueshëm të aplikacionit më vonë dhe synon ta bëjë të vlefshëm në të gjitha tregjet e tjera në zhvillim.

Aplikacioni ofron një sërë karakteristikash për ti dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi atë se si duan ti shohin videot. Gjithashtu mund të ruajnë videot për t’i parë offline, si dhe mund të zgjedhin rezolucionin e videos sipas lidhjes së internetit.

Gjithashtu, përdoruesit mund të shpërndajne video mes tyre duke përdorur aftësinë Wi-Fi Direct, një karakteristikë që aplikacioni i YouTube nuk e ofron. Për momentin këto do të jenë vetëm në Indi.

Burimi: Top Channel