Zëvendësimi i plastmasit në serrat diellore/ Qeveria subvencionon fermerët 300 mijë lekë /ha

75

Qeveria mbështet financiarisht fermerët që duan të zëvendësojnë plastmasin termik për serrat diellore.

Sipas vendimit që përcakton kriteret bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020, fermerët për zëvendësimin e plastmasës termike për serrat diellore ekzistuese për prodhimin e perimeve, rrushit për tavolinë përfitojnë 300 000 lekë/ha.

Ndërsa për zëvendësimin e plastmasës termik në tunelet plastike për prodhimin e luleshtrydhes përfitojnë subvencion në vlerën 100 000 lekë/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

“Sipërfaqja e serrës apo e tunelit plastik të jetë jo më pak se 0.2 (zero pikë dy) ha. Përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II, citon vendimi i qeverisë.