1.7 milionë turistë të huaj në 3 muaj

0

1.7 milionë turistë të huaj në 3 muajt e parë të vitit 2024, një rekord për industrinë e re të mikpritjes shqiptare.

734 mijë vizitorë e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë.

Në vitin 2023 Shqipërinë e vizituan 10.1 milionë turistë.

Me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj për peizazhet e saj magjepsëse, kuzhinën e shkëlqyer dhe historinë.

/ata.gov.al