10.000 të rinj bëhen pjesë e ekipeve sportive në volejboll dhe basketboll në 61 qytete të Shqipërisë

25

Në stadiumin “Air Albania” u zhvillua sot ceremonia e hapjes të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Ky projekt përfshin 10.000 të rinj të ekipeve sportive në volejboll dhe basketboll nga 61 qytete të Shqipërisë.

Janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbolli për të dyja gjinitë, në arsimin parauniversitar dhe duke filluar nga janari do krijohen edhe ekipet me të rinjtë e universiteteve.

Çdo protagonist, do të marrë falas të gjithë bazën e nevojshme materiale. Një proces që ka filluar në muajin nëntor dhe deri më tani, në të gjitha qarqet, janë pajisur me materiale sportive rreth 8300 nxënës.