Pavarsisht nëse ju je energjiku i kompanisë suaj apo je një prind që rrin në shtëpi, gjasat janë që ju të listoni më shumë gjëra për të bërë sesa ju në fakt mund të bëni në një ditë pune. Atëherë pse duhet që gjithmonë të jetë dikush me një listë dyherë më të gjatë i cili mund t’i realizoje ato pa problem? Megjithëse ata mund të kenë më shumë ndihmë nga të tjerët apo mund të kenë më shumë kohë në dispozicion, ata gjithashtu duket se kanë edhe zakone të mira të cilat ndihmojnë që të mos humbasin kohë kot dhe të përqendrohen në objektivat e tyre. Më poshtë janë disa zakone të mira që edhe ju mund t’i merrni për më shumë efiçencë.
1-Mos mendo, thjesht vepro
Mund të ju duket e qartë por shumë njerëz e mbajnë veten të tërhequr me një mentalitet sedentarë. Ju mund ta fusni veten në gracken e planifikimit apo të pregatitjes por nëse ky planifikim mbetet i parealizueshëm thjesht po xhironi në vend. Shpesh e gjejmë veten duke i zvarritur gjërat për më vonë, por nëse ne marrim hapin e parë për t’i kryer, për shkak të inercisë, ne mund t’i shkojmë në fund gjithë punës.
2-Merr përgjegjësi
Natyrisht kjo është këshillë e mirë në lidhje me rritjen shpirtërore dhe personale, por gjithashtu është një këshillë praktike për të rritur produktivitetin tuaj. Tek e fundit, ju mund të realizoni vetëm gjërat të cilat ju keni marrë në përgjegjësi fillimisht. Kur ju të merrni përgjegjësinë për një detyrë, dhe pastaj ta përmbushni atë, ju jeni gjithashtu duke fituar kredibilitet dhe ndjenjën e kompetencës në sytë e atyre që ishin përrreth jush. Nga ana tjetër, ata kanë gjasa të besojnë ty detyra më të mëdha.
3-Mbani një ngarkesë pune realiste, jo më shumë se ç’mundeni
Sfidoje veten, me të gjitha mjetet, por mos humb kontrollin duke përfunduar i shpërndarë gjithandej. Është më mirë të bëni pak gjëra dhe t’i bëni shumë mirë sesa të bëni shumë gjëra dobët. Për të bërë këtë gjë duhet të vendosni prioritete.
4-Pranoje kur e ke djallosur
Ekziston gjithmonë tundimi për të mbuluar dështimet tona. Askush nuk e ka qejf zhgënjimin e të tjerëve. Sido që të jetë, dështimet afatshkurtra jo vetëm që janë të pranueshme por janë një ndalesë e vogël në rrugën drejt suksesit. Janë shumë zbulime të cilat mund të gjenden vetëm përmes gabimeve. E rëndesishme është që të kuptoni se cila pjesë e strategjisë nuk ka funksionuar dhe të keni vullnetin për të ndryshuar qasjen. Shumica e njerëzve të suksesshëm janë bërë të tillë pasi ata kanë dështuar.
5- Përqëndrim, përqëndrim dhe vetëm përqëndrim
Është tunduese që të degëzohemi dhe të merremi me gjëra të vogla të cilat janë lehtësisht të realizueshme për t’u dukur si i suksesshëm në sytë e të tjerëve. Nëse nuk i mbani sytë në qëllimet që i keni vënë vetes, do të përfundoni krejt tjetërkund si një lojtarë i vogël i projekteve të tjetërkujt në vend që të jeni i yll i vetes tuaj.
6-Qëndro pozitiv
Kjo mund të ju duket thjesht si një këshillë për t’u ndjerë mirë, por në fakt është e bazuar në një kërkim shkencor. Një studim, Avantazhet e Lumturisë, provon se doktorët të cilët janë në gjendje shpirtërore të mirë e gjejnë diagnozen më shpejt sesa ata doktorë që janë në gjendje shpirtërore neutrale. Edhe një studim nga Revista e Harvard Business, tregon se mentaliteti pozitiv rrit kreativitetin, shpirtin e bashkëpunimit në skuadër dhe zvogëlon ndikimin e ngjarjeve negative. Lumturia, dukshëm, nuk është thjesht një ndjenjë e mirë por ka një rol të rëndësishëm në produktivitetin tonë.
7-Shijo fitoret e vogla
Është e lehtë që të humbasësh gëzimin kur objektivi përfundimtare duket larg. Një shprehje e urtë thotë, ‘’ Ditët janë të gjata por vitet janë të shkurtër .’’ Për këtë arsye ju duhet të shijoni çdo fitore sado e vogël që të jetë. Kur ju të vini re fitoret e vogla mund të përfundoni duke u surprizuar nga vetja se çfarë ju mund të bëni.
8-Shiko për rrugë të shkurtra
Mbase ju duket sikur njerëzit shumë produktiv kanë më shumë kohë, në fakt gaboheni, edhe ata kanë po aq kohë sa ju në dispozicion. Edhe nëse rrugët e shkrurtra ju duken shumë të vogla, koha që ju mund të kurseni sigurisht që mund t’i vihet në dispozicion një projekti për të cilin ju po punoni. Nëse ju bëhet zakon që t’i vlerësoni rrugët e shkurtra sado pak minuta të ju kursejnë, në fund do të surprizoheni nga koha që keni kursyer.
9-Kërko ndihmë
Ndoshta u cek edhe më sipër, por nëse ju mësoni të delegoni punë, ju do të kurseni shumë kohë edhe energji. Për më tepër që puna të cilën ju delegoni është edhe në favorin e atij që e merr përsipër pasi mund të fitojë aftësi të reja. Një tjetër përfitim nga të kërkuarit ndihmë është se shefat tuaj do të jenë të kënaqur të ndihmojnë dhe të japin njohuritë e tyre në realizimin e punëve. Një studim tregon se të kërkuarit ndihmë ju bën më të pëlqyeshëm në sytë e të tjerëve.
10-Krijo një sistem tëndin
Megjithse të gjitha këto janë këshilla të mira ( të pakten kështu më duken mua ), nuk ka asnjë formulë të përgjithshme që të funksionojë për të gjithë njësoj. Krijo vetë një metodë, nëse ajo nuk funksionon, lëre. Të njohësh veten, mbi të gjitha, është çelësi i suksesit.
Burimi: iheartintelligence