10 lajme të mira për ditën e sotme

228

1- Në La Spezia është hapur shkolla e parë në gjuhë shqipe.

Kjo iniciativa u promovua nga shoqata At Gjergi Fishta, bashkësia shqiptare e La Spezia, në bashkëpunimin e Ministrinë Shqiptare e Kulturës dhe Bashkisë La Spezia më shumë

2- 50 fakte nga jeta e Gjergj Kastriotit

Gjergj Kastrioti Skenderbeu është padyshim përsonazhi më i njohur shqiptar i të gjitha kohërave dhe një nga përsonazhet më të njohura të botës gjatë shek. XV. Megjithatë, ka disa fakte interesante që akoma nuk dihen nga shumica e lexuesve, prandaj ju paraqesim 50 fakte nga jeta e tij më shumë

3- Hapen aplikimet për studime në SHBA

Për të gjithë ata që janë të interesuar për të vazhduar studimet në SHBA, Ambasada ka njoftuar hapjen e aplikimeve dhe shpjegon se afati i fundit për të aplikuar është data 31 dhjetor 2018 më shumë

 

4- Tashmë mund të jetë e mundur që të keni emoji me fytyrën tuaj

Nëse jeni lodhur duke kërkuar për emojin tuaj dhe nuk e keni gjetur akoma, tani ju duhet vetëm një foto. Ky shërbim i ri nga Google është ofruar edhe më parë nga Apple më shumë

5- Është hapur dje, në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita ”Tirana Foto Festival”

Ekspozita do të mbahet në datat 1-7 nëntor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Programi i festivalit përfshin: ekspozitën fotografike me pamje nga Tirana dhe rrethinat e saj, workshop, forume, foto-walk më shumë

 

6- Në Durrës vazhdojnë akoma ankorimi i kroçerave, edhe pse jemi në muajin nëntor

699 turistë nga 22 vende të botës mbërritën, sot, në Durrës me kroçerën “Nautica”. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga SHBA (445) dhe Kanadaja (100) më shumë

 

7- Foto që kushton 10 mijë paund

Konkursi vjetor i fotografisë në Observatorin Mbretëror në Greenwich ka shpallur fituesit. Vendin e parë e ka fituar një imazh me një peizazh dramatik nën Rrugën e Qumështit. Por ja fotot e prezantuara në këtë konkurs më shumë

8- Tashmë shtëpitë mund t’i ndërtoni për vetëm 6 orë

Një kompani në Itali kërkon të revolucionarizojë ndërtimin e shtëpive dhe është e specializuar në ndërtimin e një banese në vetëm 6 orë. Këto shtëpi kushtojnë duke nisur nga 25 mijë paund, në varësi të madhësisë më shumë

 

9- Hartat e rralla të Shqipërisë në Shek. XV

Një hartë e vitit 1581, e quajtur “Europa Prima Pars Terrae in Forma Virginis”, flet për Shqipërinë, si një identitet i spikatur i Europës. Kjo hartë është një dëshmi e rrallë për identitetin shqiptar më shumë

10- Në Florida po ndërtohet një hotel në formën e një kitare

Fotot tregojnë se ky hotel ka marrë tashmë formë dhe është gati që të hapet verën e ardhshme. Ky hotel pritet të nxisë akoma më shumë turizmin në këtë zonë më shumë