10 lajme të mira për ditën e sotme

102

1- Rritet buxheti, 39.1 miliardë lekë për arsimin dhe kërkimin shkencor

Buxheti i arsimit ka një rritje konstante nga viti në vit, rritje kjo që është shumë larg buxheteve që përdorin si vendet e rajonit ashtu edhe ato europiane për dijen më shumë

 

2- Reportazhi gjerman: Ju prezantojmë me tokën e shqiponjave, Shqipërinë magjike

Shqipëria quhet edhe “toka e shqiponjave”. Ajo është e rrethuar nga male të larta të mbuluara me pyje të dendur dhe për shqiponjën e artë, është vendi ideal për të fjetur. Kjo konstatohet në dokumentarin më të fundit të ‘Looks Film & TV Produktionen më shumë

3- Shqipëria dy medalje ari në mundje, Prizreni dhe Karepi kampione Ballkani për të rinj

Paris Karepi dhe Eriglent Prizreni i dhuruan Shqipërisë dy medalje ari në kampionatin ballkanik të mundjes për të rinj që u mbajt në Tiranë. Me përballje tejet të vështira, mundësit shqiptarë ngritën flamurin më shumë

 

4- Financimi 37.9 milionë euro, nis puna për Bypass-in e Fierit

Ka nisur puna në terren për ndërtimin e bypassit të Fierit. Objektivi është për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik më shumë

 

5- Furnizimi me ujë, rrjet i ri ujësjellësi për dy lagje të Tiranës

Dy lagje të tjera në Tiranë do të kenë tashmë një shërbim më cilësor të furnizimit me ujë. UKT ka bërë të mundur realizimin e dy investimeve të rëndësishme të shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit përgjatë më shumë

 

6- Tirana kandidon për t’u zgjedhur “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2024”

Në vitin 2024 Tirana mund të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës. Bashkia e Tiranës ka hedhur kandidaturën për të qenë ajo qendra e kulturës në Europë më shumë

 

7- Hapet qendra e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit

Në fshatin Theth, në Zonën e Mbrojtur të Qarkut Shkodër, këto ditë është ngritur dhe është vënë në funksionim Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit, më e reja që i shtohet qendrave të tjera në zonat e mbrojtura më shumë

 

8- Mjeku lë Gjermaninë për të dhënë kontribut në Shqipëri

Janë të shumtë mjekët shqiptarë të diplomuar jashtë vendit, të cilët po vendosin të rikthehen në Shqipëri për të kontribuar në shërbimin cilësor në sistemin shëndetësorë. Një ndër to është Nikolin Koliqi i cili më shumë

 

9- Ja 3 skemat e aplikimit për fermerët në programin IPARD

IPARD-i është programi më i madh që investohet në zonat rurale për mbështetjen e fermerëve dhe bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë më shumë

 

10- Njihuni me shqiptarin që kandidon për asamblenë e Nju Jorkut

Midis atyre që kandidojnë për Asamblenë e Distrikit të 94-të në Nju Jork është edhe një avokat nga Kosova, Vedat Gashi, me banim në kryeqytetin amerikan. Ai kandidon në radhët e Partisë Demokratike amerikane më shumë