10 punët që mund t’i bëni edhe pasi të dilni në pension

295

Dalja në pension mund të jetë, sigurisht një moment i mirë, për të shfrytëzuar gjithë kohën e lirë në dispozicion e për t’iu përkushtuar gjithnjë asaj që keni ëndërruar të bëni. Në këtë listë të shkurtër do t’ju tregojmë dhjetë punë të dobishme që mund të bëni vetëm pasi të keni dalë në pension, për t’u ndier gjithmonë aktivë.

Kopshtar

Një nga punët që mund të bëni pasi të dilni në pension është t’i kushtoni kohë natyrës. Të bëheni kopshtar është një nga punët më të këndshme e çlodhëse që mund të bëni në ajër të pastër.

Piktor
Një punë vërtet e veçantë me të cilën mund të merreni pasi të keni dalë në pension. Mund t’ia kushtoni gjithë kohën e lirë pikturës të të gjithë zhanreve dhe të krijoni vepra të vërteta arti të personalizuara.

Trajner
Një punë vërtet e bukur që mund ta bëni gjatë kohës suaj të lirë pasi të keni dalë në pension. Mund të stërvisni ekipe të ndryshme sportive, si për shembull në futboll, volejboll etj.

Babysitter
Nëse doni shumë fëmijët, mund t’i dedikoheni një pune më të thjeshtë dhe më pak të lodhshme si ajo e babysitter-itt. Kjo do t’ju japë mundësinë të qëndroni në kontakt me fëmijët dhe të bëni një punë të këndshme por edhe relaksuese në të njëjtën kohë.

Kuzhinier
Për ata që janë të pasionuar pas kuzhinës, një ndër punët më të bukura që mund të bëjnë pasi të kenë dalë në pension është sigurisht ajo e kuzhinierit. Kjo do t’ju lejojë të mësoni shumë receta e më së fundi të mësoni të gatuani me të vërtetë.

Shkrimtar
Një ndër profesionet më komplekse por vërtet ekzaltuese që mund të bëni pasi të keni dalë në pension është ai i shkrimtarit. Përkushtimi ndaj të shkruarit do t’ju japë mundësinë të tregoni ngjarje të ndryshme të jetës suaj të cilat keni dashur gjithnjë t’ua tregoni fëmijëve tuaj.

Muzikant
Nëse keni pasion muzikën, do të keni më së fundi kohën t’i përkushtoheni një ndër gjërave që keni dashur gjithnjë të bëni – muzikës. Gjatë kohës së lirë mund t’i bini instrumentit tuaj të preferuar.

Fermer
Të gjithë ata që duan natyrën dhe kanë në dispozicion një tokë për të punuar mund të bëhen fermerë në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo do t’ju japë mundësinë të kultivoni lloje të ndryshme perimesh e frutash.

Blegtor
Për ata që duan kafshët dhe kanë në dispozicion një tokë ku mund të rrisin kafshët, kjo mund të jetë vërtet diçka e bukur që mund të bëjnë pasi të kenë dalë në pension. Të qenët në kontakt me kafshë të ndryshme si për shembull lopë, pula, dele do t’ju japë mundësinë ta shijoni më së miri natyrën.

Profesor
Një ndër punët më të rëndësishme që mund të bëni pasi të keni dalë në pension është sigurisht të dhënit mësim. Mund të jepni mësim në mënyrë vullnetare në kurse trajnimi, në të cilat nevojiten njerëz me kualifikimet e duhura.

Burimi: Revista Monitor