10 universitetet më të mira në botë për 2016-2017

278

Sapo kanë dalë rezultatet më të fundit të renditjes globale të institucioneve të arsimit të lartë, dhe kemi një kampion të ri. Universiteti i Oksfordit është shpallur universiteti më i mirë në botë për 2016-2017.

Lista me dhjetë më të mirët:

  1. Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar
  2. Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë, ShBA
  3. Universiteti i Stanfordit, ShBA
  4. Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar
  5. Instituti i Teknologjisë Massachusetts, ShBA
  6. Universiteti i Harvard, ShBA
  7. Univeristeti i Princeton, ShBA
  8. Kolegji Imperial Londër, Mbretëri e Bashkuar
  9. ETH, Zyrih, Zvicër
  10. Universiteti i Kalifornisë, ShBA

Është hera e parë që një universitet jashtë Shteteve të Bashkuara ka kryesuar renditjen, duke kapërcyer vendin e parë të vitit të shkuar, Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë.

Përveç rrëmbimit të vendit të parë nga Universiteti i Oksfordit, elitat e universiteteve janë shumë të qëndrueshme. Ndërkohë që dy vendet e para shkëmbyen këtë vit vendet me njëri-tjetrin, pjesa tjetër, deri në vendin e nëntë qëndron njësoj thuajse vit pas viti.
Përsëri, janë Shtetet e Bashkuara të cilët kanë pjesën më të madhe të institucioneve në renditje, me 148 universitete, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar me 91 universitete, Japonia me 69 universitete dhe Kina me 52. Nëse do të kaloni në sitë 200 universitetet e renditur më mirë do të kuptoni më mirë se ku janë të vendosur elita e tyre.
Universitetet kineze janë përmirësuar dukshëm në renditje duke i kaluar thuajse të gjithë vendet, përveç Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë. Gjigantët europianë, Gjermania, Holanda, Austria dhe Zvicra, mund të kenë më pak institucione në tabelën e renditjes, por që janë kalibri i tyre është i qartë.
Megjithëse vendet perëndimore vazhdojnë të dominojnë kreun e listës, Azia po bëhet gjithnjë dhe më e dukshme me fuqizimin e arsimit të lartë. Ky është një trend i dukshëm që nga renditjet e para të publikuara.
Kina përfaqësohet nga katër universitete në top 200-shen më të mirë në dy vitet e fundit. Po katër universitete përfaqësojnë dhe Korenë e Jugut, njëjtë me vitin e kaluar, por që secili prej tyre është rritur në renditje. Hong Kongu ka pesë universitete në top 200-shen, krahasuar me tre që kishte një vit më parë.
Një arsye madhore për këtë janë paratë. Azia Lindore, veçanërisht, ka investuar fuqishëm në arsimin e lartë në vitet e fundit. Vit pas viti, shumë prej universiteteve kineze kanë bërë emër në fushat përkatëse.

Përfaqësimi me numër universitetesh në top 200-shen sipas vendeve.

vendet-e-perfaqesuara-ne-top-200-shen

Burimi: Revista Monitor