Nëse dëshironi të mbani gripin larg, apo të shmangni një të ftohur, ajo për çfarë keni nevojë është një sistem i fortë imunitar.
Në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm, shtoni këto ushqime që pëmirësojnë sistemin tuaj imunitar në dietën tuaj ushqimore.
1.Kosi
Probiotikët, apo kulturat e gjalla aktive që gjenden në kos, janë bakterie të shëndetshme që i mbajnë zorrët dhe traktin tretës të paprekshëm nga bakteriet që shkaktojnë sëmundje.
2.Tërshëra dhe elbi
Këto drithëra përmbajnë beta – glukan, një lloj fibre me aftësi antimikrobiale dhe antioksidante. Ky përbërës përmirëson imunitetin, shpejton shërimin e plagëve dhe mund të ndihmojë antibiotikët që të funksionojnë më mirë.
3.Hudhra
Hudhra përmban përbërësin aktiv allicinën, e cila lufton infeksionet dhe bakteriet.
4.Ushqime deti
Seleniumi, që gjendet me shumicë në midhje, karavidhe, gaforre etj., ndihmon qelizat e bardha të gjakut në prodhimin e citokinave, proteina që ndihmojnë në largimin e viruseve të gripit nga trupi.
5.Supë pule
Gjatë gatimit të pulës, lirohet një amino acid i quajtur cisteinë, që bllokon lëvizjen e qelizave inflamatore, grumbullimi në tubat bronkialë i të cilave shkakton ftohjen. Gjithashtu, lëngu i kripur i supës e mban mukusin të hollë, me të njëjtin efekt si ilaçet e kollës.
6.Çaj
Si çaji i zi dhe ai jeshil kanë një përbërje të lartë të një amino acidi të quajtur L-theanine, që lufton viruset.
7.Patatet e ëmbla
Në mënyrë që të keni një lëkurë të fuqishme dhe të shëndetshme ju keni nevojë për vitaminë A. Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e indit lidhës, një përbërës kyç i lëkurës. Një nga mënyrat më të mira për të marrë vitaminë A është nga ushqimet që përmbajnë beta – karoten si patatet e ëmbla, karrotat, kungujt etj.
8.Lakra jeshile
Edhe lakrat jeshile janë një burim i mirë i vitaminës A.
9.Vezët
Vitamina D është shumë e rëndësishme për kockat, meqë ndihmon në përthithjen e kalciumit në mënyrën e duhur, por gjithashtu është shumë e rëndësishme edhe për sistemin imunitar. Qelizat imunitare kanë receptorë të vitaminës D që janë të rëndësishme për rregullimin e mekanizmave të mbrojtjes natyrale të trupit. Burime të mira të vitaminës D janë vezët, peshku, qumështi i përpunuar etj.
10.Kërpudhat
Kërpudhat rrisin prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, duke i bërë ato më agresive. Kjo është diçka e mirë nëse prekesh nga një infeksion. Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë për vitaminën D.