10 ushqimet më të mira për mëngjes

33

Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Të ngrënit mëngjes do ju mbajë vigjilent dhe do të jeni më në humor. Por cilat janë disa nga ushqimet që rekomandohen të haen në mëngjes? Lexoni disa prej tyre: 

1.Banane
Nuk ka asgjë me te mire se një banane në mëngjes. Ky frut ka dobi te jashtëzakonshme dhe është një burim energjie qe do ju mbaje ne lëvizje gjate paradites.

2.Vezë
Vezët janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe ushqyesve të tille si vitamina D.

3.Qull tërshëre 
Tërshëra përmban beta-glukan, një lloj fibre që ndihmon ne uljen e kolesterolit kur hahet rregullisht. Tërshëra është gjithashtu e pasur me acide omega-3 yndyrore, folate dhe kalium.

4.Fruta agrume
Sipas një studimi, frutat agrume para çdo vakti mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni me shpejte, në sajë të aftësive te tyre yndyrë-djegëse dhe efektit te tyre të dobishëm mbi sheqerin në gjak dhe nivelin e insulinës. Frutat agrume janë gjithashtu hidratuese, dhe të mbushura me antioksidantë.

5.Shalqi
Shalqini është një frut hidratues dhe tepër i dobishëm ne mëngjes.

6.Gjalpë bajamesh
Gjalpi i bajameve është një burim i shkëlqyer i proteinave, dhe është i mbushur me yndyrë monounsaturated (një nga yndyrnat e mira).

7.Fara liri  
Një miksim i farave te lirit ne një “smoothie” apo ne një tas me drithëra do ta bëjë mëngjesin tuaj në një minierë ari te omega-3 acide yndyrore; vetëm dy lugë fara liri përmbajnë më shumë se konsumi i  rekomanduar ditor për yndyrnat e shëndetshme. Farat e lirit, te cilat kane një shije arre, gjithashtu janë te pasura me fibra dhe lignan, një antioksidant mbron nga kanceri i gjirit.

8.Boronica
Të freskëta apo të ngrira, këto super fruta te vogla janë një “grusht i fuqishëm” antioksidantesh. Studimet sugjerojnë që ngrënia rregullisht e boronicave mund të ndihmojë në përmirësimin e memories dhe aftësive motorike të presionit të gjakut dhe metabolizmit.

9.Luleshtrydhe
Një gote me luleshtrydhe përmbush konsumin tuaj ditor te vitaminës C, dhe gjithashtu ofron sasi të larta të acidit folik dhe fibrave.

10.Kafe
Njerëzit qe pine kafe rregullisht kane qenë te lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të ndryshme (të tilla si diabeti dhe kanceri i prostatës), dhe ajo madje mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Hulumtuesit dyshojnë se kombinimi i kafeinës me antioksidantë te ndryshëm është përgjegjës për shumë të mira shëndetësore të vëzhguara.