10 ushqimet më të mira që natyra ka bërë për njeriun

307

cs-angioplasty-diet-after-angioplasty-722x406

10 ushqimet më të mira që natyra ka bërë për njeriun:

1-Agrumet

Vetëm një portokall përmban 100 % të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.

2-Brokoli

Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marrë përbërës mbrojtës kundër kancerit.

3-Boronicat

Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fizioligjike të trupit të njeriut si p.sh, sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakies.

4-Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik –një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbel ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.

5-Sardelet

Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmban 50% të nevojave ditore në Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer.

6-Arrat

Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thatë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumesinë.

7-Vaji i ullirit ekstra i virgjër

I pasur në antioksidantë dhe flavonoide, substanca miksroskopike të cilat luajnë një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.

8-Hudhra

Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve përfshire edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur të hudhrat, vepron si një agjent anti-inflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.

9-Spinaqi

Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.

10-Fasulet

Duke ngrënë  4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të uli rrezikun e kancerit të gjirit.

Burimi: Blerina Diet