10 vjet WhatsApp/ Si aplikacioni i mesazheve u bë pjesë e pandashme e jetës sonë

89

Një dekadë më parë, më 24 shkurt, dy ish punonjësit e Yahoo, Jan Houm dhe Brian Acton krijuan një aplikacion për mesazhe të quajtur WhatsApp.

Qëllimi ishte të shkëmbehen mesazhe me miqtë. Por shumë shpejt aplikacioni u bë i famshëm, aq sa zëvendësoi edhe Messengerin e BlackBerry dhe text message që kemi si opsion më vete në telefon.

Sot, WhatsApp është pjesë e pandashme e jetës, me mbi 1.5 miliard njerëz në 180 vende të botës.  Përgjatë viteve, aplikacioni u ble nga Facebook për një shumë prej 19 miliard dollarësh në vitin 2014 dhe që atëherë janë future shumë risi, si grupet, fshirja e mesazheve, emoji, gifs etj. Këto opsione bënë që aplikacioni të jetë më i përdoruri në botë për mesazhet.

Disa nga risitë që u futën më kalimin e kohës janë: Zbulimi nëse personi që i ke dërguar mesazhin e ka lexuar apo jo, nëse dy shenjat tick bëhen me ngjyrë tregon se e ka lexuar mesazhin. Edhe në rastet kur nuk bëhet me ngjyrën blu do të thotë se mund ta ketë marrë sms por nuk e ka hapur ta lexojë të plotë, ose fundja nuk e ka lexuar, por mesazhi i ka shkuar.

Por ka edhe diçka që duhet të dish. Nëse do të zbulosh se kur personi e ka lexuar mesazhin vepro kështu: Selekto mesazhin, mbajte të shtypur dhe do të dalin disa komanda. Shtyp komandën info dhe del fiks ora kur e ka lexuar sms.