100 mijë punonjës të administratës, pushim edhe me datën 27 nëntor

388

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një surprizë 100 mijë punonjësve të administratës shtetërore. Kështu, qeveria ka marrë vendim për të lënë pushim administratën të hënën e ardhshme në 27 Nentor, në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit.

Ky vendim u publikua sot në faqen e Këshillit të Ministrave.

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Burimi: Lexo.al