“100 vjet pikturë”, ekspozitë për 100-vjetorin e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës

325

15253446_1575907995769792_2443905560872217579_n

“100 vjet pikturë” është një ekspozitë e veçantë, e cila shënoi çeljen e kalendarit të festimeve me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës. Një akt historik që e bëri Korçën krahinën e parë dhe të vetme autonome.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo këto punime janë realizuar në këto 100 vite nga autorë korçarë. Sipas Filos, ky është aktiviteti i parë në aktivitetet që do të çelen me rastin e kësaj historie të madhe jo vetëm për juglindjen.

Artan Lame, i cili njihet si koleksionist i apasionuar, u shpreh se ekspozita përmban rreth 50 flamuj shqiptarë të të gjitha kohëve tona me shtet. “Midis qindra flamujve e zhgabonjave të qëndisura e stamposura që kam, u vura gishtin e përzgjodha veçmas ata që janë flamuj shtetërorë, pra, të prodhuar nga autoriteti publik. Kjo për dy arsye. E para, për t’u shmangur nga folklorizma patriotike, që sot është vulgarizuar, paçka se qëmoti ka qenë shumë më elegante e fine. E dyta, se në ka gjë që na nevojitet dhe e kemi të mangët ne shqiptarët, është pikërisht të vepruarit shtetërisht dhe të njohurit e autoritetit të ligjit e të shtetit”.

Burimi: ATSH