Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks pasagjerësh në portin e Durrësit.
Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.
Nga data 20 korrik Porti i Durrësit operon me lundrime të dyfishuara me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë.
Në terminalin e pasagjerëve janë marrë masat për të përpunuar me kapacitet maksimal, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët.
/ata.gov.al