11 mijë tekste të gjuhës shqipe do u shpërndahen nxënësve jashtë trojeve shqiptare

77

Rreth 11 000 tekste të gjuhës shqipe do t’u shpërndahen nxënësve dhe mësuesve shqiptarë, që gjenden jashtë trojeve shqiptare.

Për herë të parë që nga krijimi i saj në janar të këtij viti, Qendra e Botimeve për Diasporën ka përgatitur dhe po shpërndan paketën e teksteve shkollore për mësimdhënie në Diasporë.

Të gjitha tekstet janë falas dhe tërheqja e tyre do të bëhet në ambasadat shqiptare të vendeve përkatëse, sipas kërkesës së këtyre të fundit