Një studimi të zhvilluar në Britani të Madhe tregon se ecja e shpejtë prej 11 minutash çdo ditë mund të parandalojë një nga 10 vdekjet e parakohshme në mbarë botën.
Sipas studimit të Universitetit Cambridge e publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine”, ecja e shpejtë, vallëzimi, çiklizmi, luajtja e tenisit ose ecja, mund të pakësojë në mënyrë të konsiderueshme vdekjen e parakohshme kardiovaskulare.dhe rreziqe të caktuara nga kanceri.
Studimi tregon se një ecje e shpejtë 11-minutëshe çdo ditë mund të parandalojë 1 nga 10 vdekjet e parakohshme që është e barabartë me 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë.
Studiuesit të cilët studiuan 196 artikuj të recensionuar që përfshin mbi 30 milionë pjesëmarrës në 94 grupe pune të mëdha, më pas kryen një studim mbi lidhjen midis niveleve të aktivitetit fizik dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes së parakohshme.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë (NHS) rekomandon që çdo javë të bëhet 150-300 minuta aktivitet fizik që rrit ritmin e zemrës ose 75-150 minuta aktivitet intensiv në javë që rrit ritmin e frymëmarrjes.
Udhëheqësi i studimit dr. Soren Brage tha se ”aktiviteti i paktë fizik është më mirë sesa aspak ndërsa ky është një fillim i mirë”.
“Nëse mendoni se 75 minuta në javë mund të bëhen, atëherë mund të provoni të rrisni këtë gradualisht në sasinë e rekomanduar”, tha ai.
/ata.gov.al