112 Historia e numrit te emergjences si ka evolouar

392

Me 30 qershor të vitit 1937, në Londër, u përdor për herë të parë numri 999 për të telefonuar Urgjencën/Emergjencën. Nuk kishte asnjë shërbim telefonik për të telefonuar urgjencën para futjes së numrit 999.

Ky numer u bë i pari numer i telefonit të urgjencës në botë. Para kësaj, në rast emergjence, proçedura tipike ishte telefonimi përmes numrit zero, operatoret do të përgjigjeshin në telefon dhe të lidhnin telefonuesin me shërbimin e kërkuar sikur të ishte një telefonatë e zakonshme. Por operatorët ishin të zënë me telefonata të zakonshme, dhe thirrjet emergjente duhej të prisnin pa ndonjë përparësi. Pas futjes së numrit 999, proçedura është ndryshuar: kur njerëzit telefonojne  999, një dritë e kuqe nje tingull veçantë do të nenkuptoje që është një telefonate  urgjente, dhe operatorët duhet të japin përparësi per t’iu përgjigjur në telefon.

Sot, kur njerëzit përdorin telefonat me prekje, numri 999 nuk është aq i përshtatshëm, dhe mund të telefonohet gabimisht. Kështu, numri i urgjencës 112 përdoret në Evropë, ndërsa  911 në SHBA. Është interesante të theksohet se numri 999 është akoma i përdorshëm në Mbretërinë e Bashkuar përveç 112.