115 familje në Krujë ndihmohen me inpute bujqësore dhe blegtorale, si dhe me trajnime

24
115 familje në bashkinë Krujë janë ndihmuar të hedhin bazat e një ekonomie të qendrueshme familjare fale një ndërhyrje shumëplanëshe që po zbatohej prej nëntorit 2021 deri në shtator 2022.
Fëmijë, të rinj, prindër, fermerë, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave dhe agjencive janë bërë bashkë në eventin përmbyllës të projektit “𝐏ë𝐫𝐦𝐢𝐫ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐟𝐭ë𝐬𝐢𝐯𝐞 𝐭ë 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐞𝐦𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞”, financuar nga UNDP Albania dhe dhe i zbatuar nga World Vision Albanianë Bashkinë Krujë.
Nga zbatimi i këtij projekti, 115 familje në nevojë në njësitë administrative Fushë-Krujë, Thumanë dhe Bubq, janë mbështetur për të hedhur bazat e një ekonomie më të qëndrueshme dhe për të përmbushur nevojat bazë familjare. Përveç ndihmës me inpute blegtorale dhe bujqësore, familjet janë mbështetur gjithashtu përmes trajnimeve të ndryshme për ndërtimin e praktikave të shëndetshme të prindërimit dhe të aftësive të nevojshme për të përballuar më mirë situatat emergjente në të ardhmen.
Gjatë eventit, u prezantuan disa prej historive të suksesit dhe nismat e ndërmarra nga të rinjtë e grupeve IMPACT, ndërsa u diskutua mes pjesëmarrësve edhe për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për të rritur reziliencën e familjeve dhe për të përmirësuar shërbimet e mbështetjes sociale për komunitetet lokale në Krujë.
Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe
cilësore.