12 145 tonë mallra janë duke u përpunuar në portin e Durrësit

24

Në portin e Durrësit po vijon puna për përpunimin e anijeve tregtare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se 12 145 tonë mallra janë duke u përpunuar nga anijet “Ibrahim Konan” & “Ns Spirit”.

Anija “Ibrahim Konan”, prej 8107 tonë kapacitet mbajtës të DWT, është akostuar në molin nr. 5 të Portit të Durrësit, nga ku po shkarkon 7700 tonë grurë.

Ndërkohë që 3 anije janë në pritje për t’u akostuar në portin më të madh në vend.

Pavarësisht masave shtrënguese në situatën e krijuar prej COVID-19, shtetet në koordinim me njëra tjetrën krijuan korridoret e “gjelbra”, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mallrave, sidomos atyre ushqimore dhe atyre që përdoren në sistemin shëndetësor.