Në mbarë botën ka mbi 1200 lloje qershish. Kjo mund të jetë befasuese pasi kur i blini në një market, zakonisht ka vetëm një varietet në shitje. Megjithatë, llojet e qershive variojnë si në shije edhe në cilësi.
Në tregjet vendase zakonisht do të gjeni qershi nga zonat më të njohura për prodhimin e tyre si Berati, Maliqi dhe Devolli i Korçës, Fieri, Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi e Shkodra.
Ka shumë lloje qershish, duke filluar nga e ëmbla tek ajo e tharta, kështu që përpara se t’i blini, hidhini një sy kësaj liste të përgatitur nga AgroWeb.org, që të dini se çfarë po blini
Kategoritë Në Të Cilat Ndahen
Qershitë e arta
Ju mund të mendoni se ato janë të papjekura, por në realitet, janë mëse të pjekura.
Qershitë e arta, që ndryshe njihen edhe si qershitë e bardha janë shpesh të ëmbla edhe pse jo aq të ëmbla sa qershitë e kuqe.
Në Shqipëri mund të jenë të nënvlerësuara. Megjithatë, ato janë plot vlera kur konsumohen të freskëta, por edhe kur shtohen në ëmbëlsira, akullore, torta, biskota apo kur përgatiten si gliko, reçel etj
Qershitë vishnjë
Kokrrat janë të kuqe të errët dhe shija e tyre është pak majhoshe.
Zakonisht ato përdoren në përgatitjen e ëmbëlsisrave të ndryshme.
Lëngu i tyre renditet në listën e katër lëngjeve më të mira, për sa i përket kapacitetit të antioksidantëve.
Qershitë e ëmbëla
Qershitë e ëmbla janë në ngjyrë të kuqe të errët që mund të duken pothuajse vjollcë.
Ato bëhen më të errëta ndërsa piqen dhe shpesh kokrrat e tyre janë mjaft të mëdha kur janë gati për konsum.
Qershitë e ëmbla janë më të mirat nëse dëshironi një vakt të ëmbël dhe të freskët të freskët direkt nga pema.
/agroweb.org