126 vjet nga botimi i revistës “Albania”, tribunë e mendimit shqiptar

0
Më 25 mars 1897, u botua në Bruksel numri i parë i revistës “Albania”.
Kjo revistë ishte e përmuajshme politike, kulturore e letrare, që u themelua nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica.
Faqet e saj farkëtuan mendimin shqiptar në fushën e historisë, të letërsisë, të gjuhësisë, të folklorit etj. Në këtë tribunë mendimi, panë dritën e botimit shkrimet e elitës së Rilindjes Kombëtare, sikurse ishin: Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Andon Zako Çajupi, Hilë Mosi, Fan Noli etj.
“Albania” synonte që të arrinte zgjimin e ndjenjës kombëtare, emancipimin shoqëror dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Gjuhët e botimit të saj ishin shqipja, frëngjishtja dhe turqishtja. Revista u publikua deri në vitin 1909.
Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare.
/ata.gov.al