13 mijë banorët e rrugës ”Babë Rexha” do kenë rrjet të ri ujësjellësi

80

Lajm i mirë për 13 mijë banorët që jetojnë pranë rrugës ‘Babë Rexha’ në njësinë numër 7, pasi do marrin furnizim më të mirë me ujë.

Bashkia e Tiranës njofton se në bashkë me UKT po shtrojnë një linjë të re tubacioni, që përmirëson furnizimin me ujë për një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit.

Për ndërtimin e rrjetit të ri të transmetimit po përdoret material polietilen me densitet të lartë, për të siguruar cilësi dhe jetëgjatësi furnizimi për një zonë që konsiderohet të ketë 13 000 banorë.

Përveç kolektorëve të kontrollit në pika të caktuara të rrjetit, është parashikuar edhe ndërtimi i hidranteve rrugore në kryqëzime me dendësi të lartë banimi.