130 të rinj përgatiten për tregun e punës, 13 prej tyre financohen për të nisur një biznes

7

𝟏𝟑𝟎 të rinj nga rajonet ndërkufitare në Shkodër dhe Ulqin janë përgatitur për të qenë konkurrues në tregun lokal dhe rajonal të punës, pasi janë pajisur me aftësi për punë dhe kanë eksploruar projekte/ide të reja biznesi.

Eventi përmbyllës i projektit “𝐑𝐫𝐮𝐠ë𝐭 𝐞 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐬: 𝐏ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐙𝐢 𝐩ë𝐫 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞 𝐧ë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭”, bëri sot bashkë në Shkodër të rinjtë përfitues nga Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues nga shkollat, organizatat dhe institucionet që mundësuan realizimin me sukses të këtij projekti.

Gjatë eventit u prezantuan disa prej historive të suksesit të të rinjve që tashmë kanë nisur sipërmarrjet e tyre, ndërsa u diskutua mes pjesëmarrësve edhe për mundësitë e bashkëpunimit për mbështetjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të brezit të ri.

Disa nga arritjet kryesore të projektit janë:
130 të rinj janë të pajisur me aftësi për punë
100 të rinj kanë eksploruar projekte/ide të reja biznesi që përputhen me kërkesat e tregut të punës
13 projekt-idetë më të mira janë financuar për të nisur sipërmarrje të vogla
50 intershipe në bizneset lokale

“𝐑𝐫𝐮𝐠ë𝐭 𝐞 𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐬, 𝐩ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭ë 𝐫𝐢𝐧𝐣𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐚𝐥𝐢 𝐢 𝐙𝐢 𝐩ë𝐫 𝐦𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞 𝐧ë 𝐬𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐮𝐫𝐢𝐳𝐦𝐢𝐭” është një projekt i financuar nga Evropska unija u Crnoj Gori nëpërmjet programit IPA Cross-border Cooperation Programme Montenegro – Albania, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga #WorldVisionAlbania në partneritet me organizatën New Horizon NGO, Institucioni Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër.