146 milionë euro për bujqësinë shqiptare, fermerët përfitojnë nga 10 mijë euro deri në 1 milionë euro

48

Bashkimi Europian, nëpërmjet programit IPARD 3, do të financojë bujqësinë shqiptare me 112 milion euro, së bashku me fondin e qeverisë shqiptare 146 milion euro do të shkojnë për fermerët dhe sipërmarrësit që do të investojnë në sektorin e bujqësisë.

Që të behësh përfitues i programit IPARD, jo domosdoshmërish duhet të jesh fermer apo biznesmen

Dikush që do të  investojë në këtë sektor ka një vizion, projekt dhe plotëson kriteret e programit pasi të gjitha investimet duhet të jenë në zona rurale mund të aplikojë.

Nga ky program mund të përfitoj çdo projekt bujqësor që kap vlerën nga 10 mijë euro deri në 1 milion euro. Kriteri kryesor që të marrësh mbështetje financiare nga BE, është garantimi i sigurisë ushqimore.

Nga ky buxhet pritet të përfitojnë 1300 persona.

Thirrja e parë e programit IPARD III, pritet të çelet brenda vitit 2022.  146 milion euro do të shkojnë bujqësia vendase nëpërmjet 9 masave të ndryshme. Duke filluar që nga përpunimi dhe tregtimit I prodhimeve bujqësore si dhe të peshkimit e deri tek pyllëzimi.