15-vjeçarja shqiptare boton romanin e saj të parë në Gjermani…në anglisht

64

Gerta Miftari është një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin e qytetit gjerman, Landau. 15-vjeçarja me prejardhje kosovare, është shumë punëtore ambicioze dhe e angazhuar. Ajo është gjithashtu shumë e lidhur me Kosovën, nga vijnë prindërit e saj, shkruan “Landauer Zeitung”.

Përveç notave të mira në shkollë, Gerta tani ka botuar librin e saj të parë, të cilin e prezanton në bisedë me gazetën në fjalë. E veçanta për këtë libër është se ai është shkruar në anglisht .

Në libër bëhet fjalë për një grua që, ashtu si Gerta, ka rrënjë kosovare.

Që nga 7 janari, libri është prezantuar në faqen e internetit të botuesit, ku mund të porositet si libër i shtypur ose të shkarkohet si një libër elektronik.