16 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Pastrimit të Bregdetit

30

16 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit.

Duke sjellë në vëmendje rëndësinë e kvsaj dite, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, kërkoi reflektim nga qytetarët pasi mbetjet detare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

“Ju ftojmë të gjithëve të reflektoni, përpara se të flakni mbetjet tuaja në det e bregdet,  sesa dëm po shkaktoni dhe sesa kohë i nevojitet një mbetjeje të dekompozohet”, thuhet në postimin e AKZM në rrjetet sociale.

“Nuk duhet të harrojmë se secili nga ne, çdo ditë ka një mision mjaft të rëndësishëm në jetë – të kujdeset për natyrën dhe shëndetin”, u shpreh AKZM.

Dita Ndërkombëtare e ka fillesën në vitin 1986, kur Linda Maraniss organizoi një grup qytetarësh për të pastruar plazhin e South Padre Island, në Teksas, nga sasia tepër e madhe e mbetjeve të hedhura.

Mbetjet plastike janë gjetur në 62% të shpendëve detarë dhe në 100% të breshkave të detit. Një problem kaq i madh si plastika në oqean kërkon angazhimin e të gjithë njerëzve për të sjellë ndryshim.