16 të shëruar në 24 orët e fundit, shkon në 248 numri i pacientëve që mposhtin COVID-19

81

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Fatmirësisht, sipas informacionit zyrtar, Shqipëria vijon të ketë numër të ulët të të infektuarve.

Nga kjo jave farmacitë, furrat e bukës dhe supermarketet do të punojnë deri në 17:30 dhe leje dalja e qytetarëve për të bërë blerje është zgjatur në 90 minuta, nga 1 orë që ishte më parë.