17-vjeçari që theu rekordin, pas golit me Interin vrapon të përqafojë mamanë në stadium (FOTO)

106

Romelu Lukaku, bomberi belg i Interit, edhe pse në moshë 26-vjeçare ka luajtur më shumë se 550 ndeshje si profesionit, duke shënuar 253 gola. Këtë vit ai ka shënuar 12 gola në kampionat, dhe sfida me Cristiano Ronaldon për golashënuesin më të mirë mund të jetë diçka e lakmuar nga shumëkush.

Por sot gjatë ndeshjes me Geanoan, Lukaku në mënyrë altruiste i dhuroi topin e penalltisë një djaloshi që luante afër tij, dhe që më parë kishte pasur zero ndeshje si titullarë, dhe zero gola për të festuar.

Lukaku nuk u pendua, jo vetëm pse djaloshi shënoi duke u treguar i ftohtë në një stadium të mbushur, por theu rekord duke qenë lojtari më i ri i historisë interiste që shënon në San Siro.

Ai është 17 vjeç e 5 muaj dhe quhet Sebastiano Esposito. Pak javë më parë, ishte protagonist i një tjetër rekordi, si lojtari më i ri i Interit që ka luajtur në Champions League, madje duke dhuruar penalltinë kundër Borussia Dortmund.

Por emocionet e sotme nuk kanë të paguar për të. “Kur mësova se do të luaja si titullar, nuk kam fjetur gjithë natën”, pohoi Esposito, i cili pas golit shkoi të përqafonte personin e tij më të shtrenjtë.

Jo ndonjë nga modelet që rrethojnë zakonisht yjet e futbollit, por mamanë e tij që qante nga gëzimi. “Golin ia dedikoj asaj, kur e pashë po më vinte të qaja edhe unë”, deklaroi sulmuesi i ri, që  shihet si e ardhmja e sulmit zikaltër.