“18 ditë për 18 lagje”, qytetarët e Korçës i bashkohen fushatë së pastrimit të qytetit

162

Korça njihet si një prej qyteteve me të pastra në vend, por pastërtia nuk është kurrë e tepërt.

Me moton “18 ditë për 18 lagje”, firma e pastrimit të qytetit organizon çdo vit një nismë, së cilës i janë bashkuar edhe nxënës të shkollave.

Sipas një grafiku të paracaktuar, ndërhyrja e pastrimit konsiston te disa prej zonave më problematike, ndërsa synon edhe ndërgjegjësimin qytetar.

Korça është qyteti i parë, i cili e ka çuar menaxhimin e mbetjeve në një tjetër stad, duke zbatuar edhe ndarjen e tyre që në burim dhe riciklimin, që ka nisur nga disa prej lagjeve karakteristike të Korçës.