19 shkolla shqiptare marrin çertifikimin nga Këshilli Europian si “eTwinning Schools”

146

19 shkolla shqiptare marrin çertifikimin nga Këshilli Evropian si shkolla “eTwinning” dhe bëhen pjesë e platformës unike të bashkëveprimit të mësuesve dhe nxënësve në projekte nxitëse dhe inovatore në të gjithë Evropën.

Këto shkolla të cilat janë të shpërndara në rajone dhe zona të ndryshme të Shqipërisë mund të përfitojnë grante mbështetëse për projekte propozuese nga Bashkimi Europian.

 I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, “eTwinning” është integruar fuqishëm në programin Evropian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet që nga viti 2014. Në këtë rrjet Evropian përfshihen 600 mijë mësues, 195 mijë shkolla dhe 77 mijë ide, ku Shqipëria ka përfaqësuesit e saj pasi është bërë anëtare që prej vitit 2014.