20 Qershori, Dita Botërore e Refugjatëve

234

20 Qershori njihet si Dita Botërore e Refugjatëve. Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin,persekutimin, konflikt dhe dhunë. Në nenin 14 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut parashikohet se secili ka të drejtë të kërkojë dhe të gëzoje strehim në vende të tjera për shkak të përndjekjes. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë edhe Shqipëria me OKB. Çdo vit më 20 qershor  grupe qytetare të panumërta nëpër botë festojnë Ditën Botërore të Refugjatëve.

image1 image2 image3 image4 image5 image6 image7 image8