20-vjeçari shqiptar që ka krijuar aplikacionin “Ditari i Filmave”

133

Aplikacioni që ka vetëm dhjetë ditë që po përdoret është ” Movies Diary” apo “Ditari i Filmave”. Endrit Rushiti, është ai që krijuar këtë aplikacion, një i ri nga Kumanova, që vazhdon studimet e larta në Universitetin “Nënë Tereza” të Shkupit, në degën e informatikës.

Endriti ka krijuar aplikacionin që zbavit njerëzit, në veçanti të rinjtë e grupmoshës së tij dhe ndonëse pak ditë ky App është bërë publik, është renditur i katërti në Listën Trendings në Kategorinë Entertainment në Google PlayStore.