21 Janari: Miratohet shtesë fond për dëmshpërblimin e 4 viktimave

269

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011.

Qëllimi i këtij projektvendimi është shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011.

Familjarët e 4 viktimave, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi i kërkuan qeverisë ti dëmshpërblejë me 400 milionë lekë.

Burimi: Lexo.al