23-vjeçari nga Dibra fiton konkursin e gatimit në Itali

31

Erion Fishti është 23-vjeçari shqiptar që u shpall fitues i programit të gatimit në Sky. Ai fitoi çmimin e parë në Akademinë e Chef Antoninos Cannavaçiuolo dhe nga ai moment ka marrë shumë oferta.

“Në fillim ka qenë pak e vështirë se unë skam qenë ndonjëherë përpara kamerave. Mora pjesë dhe fitova. Është vështirë të konkurosh se këtu ky emër është shumë i njohur. Edhe në Curriculum është një eksperiencë shumë e mirë. Më kanë ardhur shumë oferta pune pas kësaj, por nuk shoh lekun, shoh emrin.

Më shumë specialitet kam peshkun se jam rrit këtu në det në Itali”, ka deklaruar ai.