23-vjeçari shqiptar Kledian Leka, i diplomuari i parë i verbër në Universitetin e Parmës

42

23-vjeçari shqiptar, Kledian Leka është i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës, Itali.

Kjo është historia e suksesit të Kledianit, i cili ka përfunduar me sukses kursin trevjeçar të titulluar, “Edukimi i Shkencave Kompjuterike për nxënësit të cilët kanë probleme me shikimin”.

“Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin të lexueshme edhe për ne të verbërit”, është shprehur Kledian për “Corriere Della Sera”.

/ata.gov.al