25 fermerë në Tiranë mbështeten me makineri mekanike bujqësore

56

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në bashkëpunim me programin “Help”, kanë shpërndarë sot mekanikë bujqësore për fermerët në zonën e Tiranës.

Mbështetja me mekanikë bujqësore, ku bëjnë pjesë makineri të vogla për punimin e tokës apo mbjelljen, janë dhënë falas për fermerët e kësaj zone, duke i mbështetur ato në lehtësimin e punëve në bujqësi.

Mbi 25 fermerë janë përfitues të ndihmës nga ky program, ndërsa AZHBR ka dhënë grant  për mekanikën bujqësore, 10.4 milionë euro, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.