25 vjet nga shpallja e Pogradecit zonë e mbrojtur, mbillen 1500 fidanë të rinj

10

Më 18 Shkurt 1999 rajoni i Pogradecit është shpallur zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor-Liqeni i Pogradecit”, për vetë vlerat unike që mbart, ku strehoet një biodiversitet i larmishëm.

Kjo zonë ka njohur mbrojtje të vazhdueshme dhe projekte për ruajtjen e diversitetit ndërkohë që janë rritur shifrat e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Në kuadër të kësaj dite, 1500 fidanë të rinj janë shtuar përgjatë aksit rrugor Qafë Plloçë-Qukës.

Aksioni i mbjelljes u realizua falë bashkpunimit të “2T sh.p.k.” dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare të fshatit Gështenjas.

/ata.gov.al