27 vjeçarja shqiptare që jep leksione në universitetet më të mira të botës

514

Të rinjët shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, por jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit por edhe në atë akademike, njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.

Vigjilenca është vetëm 27 vjeçe dhe ka një biografi të jashtëzakonshme. Ajo është antare e “Emile Noel në Fakultetin Juridik në New York dhe asistente ne Universitetitn e Mastrihit. Ka kryer doktoraturën në Universitetin e Amsterdamit dhe ka përfituar një bursë nga Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Ajo ka qenë edhe këshilltare në Këshillin Evropian. Gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Vigjilenca aktualisht është antare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar nga dhe për Universitetin e Oxfordit, ”Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE”.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.

Vigjilenca është shprehur se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi.