29 mijë invalidë përfitojnë mundësi për punësim nga ligji i ri i sapomiratuar

62

Ligji i ri i nxitjes së punësimit, miratuar dje në Parlament, garanton më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimin e programeve nxitëse për aftësimin profesional të punëkërkuesve.

Janë 29 mijë invalidë të punës që rezultojnë se janë të aftë për punë të lehta.

Me këtë ligj të miratuar përfitojnë punësim dhe janë me përparësi këta persona. Të gjitha institucionet publike dhe ato private detyrohen me këtë ligj që 1 në 25 persona të të punësuarve të tyre, ta kenë nga kategoria e personave me aftësi të kufizuar.

Kush nuk mund ta bëjë këtë, është i detyruar që të derdhë çdo muaj, 100 për qind të pagës minimale në Fondin Social, fond i dedikuar për nevojat e personave me aftësi të kufizuar.