Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi pasditen e sotme se ashtu si është shpallur edhe në fillim të këtij viti shkollor, java e ardhshme 3 deri në 9 prill do të jetë java e pushimeve për nxënësit në shkollat 9-vjeçare, një traditë e rikthyer tashmë pas shumë vitesh.
Këto ditë pushimi do të shërbejnë për të marrë energji të reja pozitive duke kaluar sa më shumë kohë me familjet dhe të afërmit e tyre. Kjo mundësi është krijuar për t’u angazhuar në aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj.
/ata.gov.al