3 dokumente në 1 dhe 40% më lirë, përfitimet nga leja e re e qarkullimit për mjetet

91

Leja e re e qarkullimit të mjetit, prej 2 muajsh ka zëvendësuar 3 dokumente dhe po lehtëson e kursen qytetarët që shërbehen pranë drejtorive rajonale.

Sipas Autoritetit të Shërbimit të Transportit Rrugor formati i ri unifikon 3 dokumente në 1: lejen e vjetër të qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit.

Leja e re e qarkullimit kushton 40 % më lirë, nuk ka afat skadence, ndërsa ofron elemente sigurie e cilësi të lartë, të dhëna të kodifikuara sipas BE, vit prodhimi e vit të parë regjistrimi mjeti, kod QR, prokat rezistent, personalizim me puntim e prakticitet.

Aktualisht janë mbi 800 mijë mjete aktive në të gjithë vendin ose 285 mjete aktive për 1000 banorë.

Në një vit parashikohet që rreth 160 mijë qytetarë të marrin lejen e re të qarkullimit.