3-fishim i koronarografive në spitalin “Shefqet Ndroqi” falë aparaturave bashkëkohore

1

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, investimet në aparatura bashkëkohore dhe zgjerimi i stafit me mjekë të rinj kanë sjellë 3-fishim të rasteve të koronarografive të kryera.

Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë kryer 700 koronarografi.

Dr. Gentian Tola është mjeku i ri i punësuar këtë vit në Shërbimin e Hemodinamikës në Spitalin Spitalin “Shefqet Ndroqi”, shërbim i cili është zgjeruar dhe për herë të parë po pret rastet urgjente kardiake edhe për qarqet e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.

Në të 4 Njësitë e Hemodinamikës në spitalet publike u mundësuan rreth 8 mijë pacientëve në vit përfitimin e shërbimit të hemodinamikës falas”.

Që prej fillimit të ofrimit të shërbimit të hemodinamikës në vitin 2015, janë mbi 55 mijë qytetarë kanë përfituar paketat e hemodinamikës pa pagesë.

Në sajë të punës së mjekëve, të përforcimit me staf kardiologësh dhe me hemodinamistë në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë rritur kapacitetet për të kryer ndërhyrje në zemër.

/ata.gov.al