3 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për një ditë sa më të mirë

29

Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, pasi ajo çfarë bëni në orët e para të mëngjesit, ndikon në pjesën tjetër të ditës, edhe pse nuk e vini re.

Më poshtë, janë renditur tre veprimet që duhen bërë sapo të zgjoheni për ta nisur ditën me ‘këmbë’ të mbarë.

Hani mëngjes me qetësi

Duhet të shmangni zgjimin vonë, përndryshe nuk do të keni kohë për të ngrënë mëngjes. Për ta shmangur këtë, përgatisni mëngjesin një natë para, që ta keni gati për mëngjes pa u shqetësuar për vonesat.

Bëni të paktën 5 minuta ushtrime fizike

Ushtrimet fizike në mëngjes ju ndihmojnë të jeni më energjikë si dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit. Gjithashtu, është e rekomandueshme që disa minuta mund të bëni dhe joga, por nëse nuk ju pëlqen, mjafton të bëni 5 minuta ushtrime të thjeshta për të vënë trupin në lëvizje.

Shmangni celularin për të paktën 30 minuta

Ekspertët thonë se përdorimi i rrjeteve sociale, mesazheve apo çfarëdo lloje veprimi tjetër që bëni në telefon në mëngjes, konsiderohet si një praktikë e pashëndetshme. Sipas tyre, fillimi i ditës me kontrollin e telefonit do të thotë ‘të zgjohesh para se truri të jetë zgjuar”.